Ministri, Berisha dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, marrin pjesë në punimet e konferencës treditore, në Halifax

Ministri, Berisha dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, marrin pjesë në punimet e konferencës treditore, në Halifax

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë zyrtare nga Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë, udhëtuan sot  për në  Kanada për të marrë pjesë në punimet e konferencës treditore në Halifax. Përveç delegacionit të Ministrisë së FSK-së, në punimet e Konferencës për Siguri në Halifax pritet të marrin pjesë presidentë shtetesh, kryeministra,  ministra dhe shefa të Mbrojtjes nga vende të ndryshme të botës. Komuniteti që takohet në Halifax përfaqëson më shumë se 90 vende me gjithsej 300 pjesëmarrës. Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është pranuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një vend i rëndësishëm i takimeve  vjetore, që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit strategjik midis demokracive, i cili ndryshe është i njohur edhe si tubim  i udhëheqësve të shteteve demokratike të angazhuar për prosperitetin dhe  sigurinë globale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …