Në Sadovnë të Jerlive fillojnë punimet në ndërtimin e një ure

Në fshatin Sadovinë të Jerlive kanë filluar punimet në ndërtimin e një ure që do të ju mundësoj qasjen më të lehtë të fermerëve në tokat bujqësore. Në vendin ku po ndërtohet kjo urë pjesa më e madhe e parcelave të tokës janë pronë të banorëve të fshatrave Sadonivë të Jerlive, Sadovinë të Çerkezve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Gërmovë. Përndryshe ndërtimi i kësaj ure po bëhet falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, konkretisht të Grupit Lokal të Veprimit-Vitia me Helvetas Swiss Intercooperation, projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe MBPZHR-në. Me rastin e fillimit të punimeve të pranishëm ishin përfaqësues të Grupit Lokal të Veprimit-Vitia, përfaqësues të Komunës së Vitisë por edhe banorë të disa fshatrave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …