leoni

Deçani organizon eveniment Etno-Kulturorë me rastin e 550 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Me rastin e 550 vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, organizohet eveniment Etno-Kulturorë në ambientet e Muzeut ,,Etno Kastrioti,, i cili gjendet në Isniq të Deçanit. Në këtë eveniment- kulturorë do të marrin pjesë i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, personalitete nga jeta politike dhe kulturorë nga Kosova dhe Shqipëria, Deputet, asamblistë  dhe qytetarë. Në këtë evenimet- kulturorë pos fjalëve të rastit në ambientet e Muzeut ,,Etno Kastrioti’’ do të jenë të ekspozuara edhe artefakte nga periudha të ndryshme kohore ku dëshmojnë edhe historinë nder breza , po ashtu do të ketë ushqim tradicional më sofra tipike shqiptare. Ky eveniment kulturorë mbahet ditën e shtunë më 17.11.2018 më fillim në ora 12:00 fshati Isniq të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …