MINISTRI BYTYQI VIZITOI DY SHKOLLA NË ARLLAT TË DRENASIT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në kuadër të vizitave që po u bënë shkollave të Kosovës, ka vizituar shkollën “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” dhe shkollën “Abedin Bujupi” në Arllat të Drenasit. Në të dyja shkollat, ministri Bytyqi ka vizituar ambientet e shkollës për të parë nga afër gjendjen e objekteve shkollore, ndërsa ka biseduar me drejtorët e shkollave dhe me mësimdhënës për të arriturat dhe nevojat që kanë këto shkolla për të pasur mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore. Në shkollën “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”, ministri Bytyqi kërkoi nga mësimdhënësit që të angazhohen më shumë, në mënyrë që të rinjtë tanë të përfitojnë edukim cilësor, ndërsa tha se Ministria në bashkëpunim me DKA-të do të marrë përsipër nevojat që kanë, jo vetëm kjo shkollë, por të gjitha shkollat e Drenasit dhe të Kosovës. “Ajo çka ne po përpiqemi ta japim si mesazh të vazhdueshëm është që ne jemi të gatshëm që të kemi bashkëpunim të afërt dhe politikat që jemi duke i ndërtuar në aspektin e ngritjes së cilësisë t’i bëjmë së bashku”, tha ministri Bytyqi, ndërsa theksoi se ka biseduar me drejtorin e shkollës dhe mësimdhënësit për rishikimin e politikave që kanë të bëjnë me qeverisjen e shkollës dhe për të cilat tha se presim ndihmën nga vet mësimdhënësit, të cilët më së miri i njohin problemet brenda shkollës dhe klasës. Ndërsa, në shkollën “Abedin Bujupi”, ministri Bytyqi ka biseduar po ashtu me drejtoren e shkollës dhe mësimdhënësit për bashkëpunim, në mënyrë që edhe në këtë shkollë të ketë ngritje të cilësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …