Ministri Gashi: Sporti i Paraglajdizmit të promovohet sa më shumë në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar përfaqësuesit e Klubit Aeronautik ,,Ballona e Sahit Ukës”, me të cilët ka diskutuar për paraglajdizmin, dhe aktivitetet që realizohen në këtë sport jo aq të përhapur në Kosovë. Ministri Gashi ka inkurajuar përfaqësuesit e klubit ,,Ballona e Sahit Ukës” që të rrisin edhe më shumë aktivitete dhe pjesëmarrësit në këtë sport dhe ta promovojnë atë sa më shumë në vendin tonë dhe për këtë kanë përkrahjen e plotë të ministrit dhe MKRS-së. Ministri është shprehur se ndër objektivat e tij si ministër është masivizimi i sportit në përgjithësi si dhe ky është një prej prioriteteve të MKRS-së sa i përket fushës dhe politikave në sport. “Duam që në Kosovë të kemi përqindje më të lartë të qytetarëve, e veçmas të të rinjve tanë për të qenë pjesë e aktiviteteve sportive”, është shprehur mes tjerash ministri Gashi. Ndërkaq, përfaqësuesit e ,,Balona e Sahit Ukës” kanë falënderuar ministrin për pritjen dhe përkrahjen e ofruar. Ata e njoftuan ministrin për planet dhe aktivitetet që janë duke i realizuar si dhe për objektivat që kanë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …