Lekaj: Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes

Ministri Lekaj: Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë vozitjes, pasi kanë filluar reshjet e dëborës në Kosovë. Ai ka thënë se rrugët janë në kushte normale pasi kompanitë kontraktuese për mirëmbajtje janë në teren dhe se po e monitorojnë gjendjen. “Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales. Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi. Kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po monitorojmë situatën. Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes”, ka shkruar Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …