Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli, iu thotë eurodeputetëve se çdo vonesë për heqjen e vizave është e paarsyeshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në Bruksel disa eurodeputetë nga forca të ndryshme politike, me të cilët ka diskutuar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti. Në takim me eurodeputetët Eduard Kukan, Tonino Picula, Andrey Kovatchev dhe Dubravska Suica, kryeparlamentari Veseli i ka falënderuar për votimin në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Eurodeputetët dhe kryeparlamentari Veseli u shprehën optimistë se vendimi për datën e heqjes së vizave do të merret së shpejti.   Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli dhe eurodeputetët u pajtuan se vonesat në marrjen e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti janë të paarsyeshme dhe të dëmshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …