KBPZHR – ja Shqyrtoi Draft- Rregulloren për Tokën Bujqësore në Komunën e Malishevës

Në mbledhjen e II (dytë) të rregullt të Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, që u drejtua nga Kryesuesi i Komitetit  për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Kastriot Berisha në mes tjerave u debatua dhe u shqyrtua Draft- Rregullorja për Tokën Bujqësore në Komunën e Malishevës dhe Listat e përfituesve të subvencioneve për vitin 2018 si dhe pika të ndryshme.

Ky Komitet, për Draft- Rregulloren për Tokën Bujqësore në Komunën e Malishevës, pritet të dalë me disa rekomandime dhe plotësime, me idenë që t’u lehtësoi procedurat qytetarëve në kërkesat për ndërrim – destinim të tokës bujqësore në atë ndërtimore dhe saktësimin e emërtimit të Draft- Rregullores për Tokën Bujqësore në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …