Rexhep Selimi: Kosova është në gjende të rëndë në arenën ndërkombëtare, ministri Pacolli duhet të shkarkohet

Rexhep Selimi: Kosova është në gjende të rëndë në arenën ndërkombëtare, ministri Pacolli duhet të shkarkohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën ku po diskutohet për dështimet dhe skandalet e diplomacisë kosovare, ka thënë se Kosova është në gjende të rëndë në arenën ndërkombëtare. Ai ka kërkuar që ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, të jap dorëheqje. “18 vende njohëse që nuk ja dhanë votën Kosovës për INTERPOL. Nuk i thanë po anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, ka thënë ai. Ai ka kërkuar reflektim dhe ka kërkuar që qeveria të marrë veprimet e duhura. “Ministri e ka bërë mish mash diplomacinë. Ministri duhet të shkarkohet dhe qeveria duhet të jap dorëheqje”, ka thënë ai. Ky ministër nuk duhet të jetë ministër, thotë deputeti Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …