Brickos

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL-UÇK: Qeveria të mos lëkundet nga presionet e mundshme për heqjen e taksës doganore ndaj Serbisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, reagon në lidhje me rritjen e taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. OVL e UÇK-së konsideron se kjo masë është e vonuar dhe Qeveria e Kosovës është dashur shumë më herët të marrë masa të tilla, kur dihet se Serbia asnjëherë nuk po i respekton marrëveshjet me Kosovën dhe me politikën e saj agresive është duke e dëmtuar Kosovën edhe në planin ndërkombëtar. “OVL e UÇK-së i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të mos lëkundet nga presionet e mundshme për heqjen e taksës doganore dhe kërkon që me shtetin e Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës të zgjerohen masat duke aplikuar reciprocitet në të gjitha fushat”, thuhet në komunikatën e veteranëve. Veteranët e Kosovës do të jenë përkrah Qeverisë deri në fund, dhe kërkojnë nga i gjithë spektri politik që të mos e ngatërrojnë luftën për pushtet me interesin e përgjithshëm kombëtar, dhe të jenë unikë përballë politikës agresive të Serbisë, e cila po rrezikon lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me veprime destruktive dhe politikën e saj agresive.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …