Haradinaj - Borrellit: Njohja është akt politik, dhe nuk e përcakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit

Haradinaj e njofton Mogherinin dhe ambasadorët lidhur me vendosjen e masës prej 100% ndaj Serbisë

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe të gjithë ambasadorët në Kosovë lidhur me vendosjen e masës prej 100 për qind për produktet me prejardhje nga Serbia e Bosnja. Në hollin e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se pret që përfaqësuesja e BE-së  në Kosovë, Natalyia Apostolova ta njoftojë Mogherininin lidhur me sqarimin e Qeverisë për këtë vendim. “Sapo iu kam dërguar letër të gjithë ambasadorëve edhe të BE-së.  Zonjës Apostolova i kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka e kemi bazuar. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë, kryesisht është mosrespektimi i marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi, nga Serbia duke vu bllokadë tarifore për çdo produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”, ka thënë ai. Ndërkohë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se masa prej 100 për qind nuk do të hiqet derisa në njohjen nga Serbia. Ai kërkoi qëndrueshmëri edhe nga institucionet e Kosovës, si dhe kërkoi nga bizneset vendore që të jenë korrekte dhe mos të ketë rritje enorme të çmimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …