Me intensitet të shtuar po punohet në QKMF në Deçan për rinovimin dhe ndërtimin e Aneksit të Urgjencës

Aneksi i Urgjencës në QKMF-në ,,Adem Ukëhaxhaj,, në Deçan do të përfundoi në pranverën e vitit 2019. Këtë e bëri të ditur Drejtori për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Deçanit Ibrahim Selmonaj, i cili inspektoi punimet nga afër bashkë më Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik Fitore Shala dhe Shefen e kabinetit Dafina Cacaj. Tashmë jemi në sezonin dimëror tha ai e derisa koha të jetë në favorin tonë ne do të vazhdojmë me punimet dinamike për ti përfunduar punët e vrazhda të nisura për ndërtimin e Aneksit të Urgjencës dhe Renovimin e QKMF-së në Komunën e Deçanit, më vet faktin se një aneks i kompletuar i urgjencës për tu përballur më fluksin e pacientëve i ka munguar QKMF-së në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …