leoni

Në Skënderaj po mbahet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”

Në Skënderaj po mbahet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”

Në Skënderaj po mbahet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”. Nga organizatorët e këtij festivali tashmë tradicional bëhet e ditur se aktivitetet kulturore do të mbahet për tri net me radhë më 26, 27 dhe 28 Nëntor 2018. Festivali organizohet në shënim dhe përkujtim të katër periudhave më të rëndësishme të kombit, që e karakterizojnë muajin nëntor. 28 Nëntori shënon Ditën e Kthimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Krujë, në vitin 1443, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Qemali, Ditën e lindjes së Komandantit të  UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz  më 28 nëntor të vitit 1955 dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fshatin Llaushë të Drenicës më 28 Nëntor të vitit 1997. Sivjet shënohet edhe pesëdhjetë-vjetori jubilar  i demonstratave të vitit 1968.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …