Katër shqiptarët të vrarë, në Greqi gjatë një jave, në ish Vilajetin e Janinës

Katër shqiptarët të vrarë, në Greqi gjatë një jave, në ish Vilajetin e Janinës

Ditë më parë një shqiptar është gjetur i pajetë në Greqi. 63-vjeçari me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri. Trupi i viktimës është gjetur në një kanal në zonën Spartera, nga një shofer që po kalonte në rrugë, i cili ka njoftuar policinë në Lefkimi. Policia dyshon se viktima është goditur me armë gjahu nga një distancë e afërt, ndërsa ai ishte denoncuar i zhdukur nga familja të dielën në mëngjes. Pas Altin Mullait, të vrarë nga policia greke, në Janinë, një 35-vjeçari të gjetur pa jetë në burgun e Trikalas dhe një 38-vjeçari që ndërroi jetë në Lamia, 63-vjeçari në Korfuz bëhet shqiptari i 4-të që vritet në pjesën e tashme veriore të Greqisë, në trojet shqiptare të Vilajetit të Janinës ku nuk ka më shqiptarë etnikë, meqë janë dëbuar nga Greqia ose janë greqizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: Gjithë jetën do ta mbaj kokën lart, sepse jam biri i Nënës Azë

Lahi Brahimaj ka vizituar sot truallin e shenjtë ku ka lindur Nëna Azë, dëshmore e …