Thaçi: Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e vështirë, por me krenari të lirisë e çlirimit të Kosovës

Thaçi: Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e vështirë, por me krenari të lirisë e çlirimit të Kosovës

Kryetari i Republikës, Hashim Thaçi, ka theksuar se ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. “Ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Takimet me Albright janë gjithmonë frymëzuese, kurse lidhja e popullit të Kosovës me të është e përjetshme. Rrugëtimi i Kosovës që filloi me Albright si protagoniste, mbi 20 vjet më parë, do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …