Limaj: Qeveria Kurti ka rrezikuar rrëzimin që nga fillimi, jemi në këtë gjendje sepse nuk është treguar lidership

Limaj: Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha, shqiptarët nuk do ta harrojnë kontributin e Bushit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për humbjen e ish kryetarit George H.W Bush. Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkë ndjejnë me popullin amerikan për këtë humbje.Limaj ka thënë se bota ka humbur një burrështetas me vlera të mëdha, dhe se shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush. “Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme.Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përkujton dëshmorët e shkurtit: “Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranverë”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përkujtuar dëshmorët që ranë …