Stoltenberg: Rusia t'i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë më 25 nëntor

Stoltenberg: Rusia t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë më 25 nëntor

Jens Stoltenberg, kërkoi nga Rusia që t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë, më 25 nëntor. Konfrontimi në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës dhe fati i marrëveshjes për raketa bërthamore pritet të dominojnë agjendën e takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel. Përpara takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Rusia që t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë, më 25 nëntor. “Nuk ka justifikim për këtë përdorim të forcës. Bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Rusia duhet t’i lirojë marinarët dhe anijet e Ukrainës”, tha Stoltenberg. Takimi i NATO-s po ashtu vjen në kohën e tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Moskës, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në tetor, se SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja për Forca Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme Veprimi. Ky pakt dypalësh, i nënshkruar më 1987, i ka ndaluar raktetat me rreze të mesme. Trump ka thënë se SHBA do të tërhiqet pas shkeljeve të dyshuara të marrëveshjes nga ana e Rusisë. Moska i ka mohuar vazhdimisht shkeljet.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …