Sot në Kosovë është ditë zie për të nderuar figurën e ish-kryetarit të Shteteve të bashkuara të Amerikës, George H.W.Bush

Kryetari Thaçi e shpall ditën e mërkure ditë zie në nderim të ish-kryetarit të SHBA-ve, George H.W. Bush

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e mërkure, e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes së ish-kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush. Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, Thaçi e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës 5 dhjetorin 2018. Siç thuhet në njoftim, në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …