Stoltenberg: Rusia t'i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë më 25 nëntor

Stoltenberg: Rusia t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë më 25 nëntor

Jens Stoltenberg, kërkoi nga Rusia që t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë, më 25 nëntor. Konfrontimi në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës dhe fati i marrëveshjes për raketa bërthamore pritet të dominojnë agjendën e takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel. Përpara takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Rusia që t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë, më 25 nëntor. “Nuk ka justifikim për këtë përdorim të forcës. Bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Rusia duhet t’i lirojë marinarët dhe anijet e Ukrainës”, tha Stoltenberg. Takimi i NATO-s po ashtu vjen në kohën e tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Moskës, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në tetor, se SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja për Forca Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme Veprimi. Ky pakt dypalësh, i nënshkruar më 1987, i ka ndaluar raktetat me rreze të mesme. Trump ka thënë se SHBA do të tërhiqet pas shkeljeve të dyshuara të marrëveshjes nga ana e Rusisë. Moska i ka mohuar vazhdimisht shkeljet.

Kontrolloni gjithashtu

Është rritur në 32 mijë e 916 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli që ka ndërmarrë, në Rripin e Gazës

Në Shqipëri është mbajtur një tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit të saj të viktimizuar barbarisht

Në Shqipëri është mbajtur një tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, …