leoni

Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, reagon pas largimit të Alma Lamës nga pozita e ambasadore në Itali

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, reagon pas largimit të Alma Lamës nga pozita e ambasadores së Kosovës në Itali. Ai ka thënë se ky veprim i  Thaçit është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale. As Presidenti dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë arsyet për një veprim të tillë dhe nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj. Por do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Sa kam qenë unë Kryeministër nuk kam lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste ,në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh se nga e cila parti kanë qenë. Emërimi i zonjës, Lama ambasadore në Romë ishte bërë me një Pazar paraprak politik. Votën e saj nga LDK-ja për ta zgjedhur Hashim Thaçin kryetar, ajo e kishte kushtëzuar me postin e ambasadores,   në Romë,  ku edhe ishte emëruar me bekimin e Thaçit e të Isa Mustafës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …