Në takimin e rregullt javorë me qytetarë, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj u njohë drejtpërdrejt me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, ato ishin të ndryshme, që nga infrastruktura rrugore, kanalizime, social-ekonomike, shëndetësore si dhe deri te ato për punësim. Kryetari Begaj u zotua që brenda mundësive dhe linjave të lejuara buxhetore do të bëjë përpjekje që secilin rast dhe kërkesë ta trajtoi dhe t’u jap zgjidhje.
Për gjitha këto kërkesa do të bisedoi edhe në mbledhjen e rregullt javore të qeverisë lokale me drejtorët e departamenteve komunale.