Kryetari Jashari organizon mbledhje publike me qytetarët

Lajmërohen qytetarët e Komunës së Skenderajt se me datë 17.12.2018 (ditë e hënë) do të mbahet mbledhja publike me qytetarët, në përputhshmëri me nenin 68.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L 040 dhe nenin 68 paragrafi 1 të Statutit të Komunës së Skenderajt. Gjatë mbledhjes do të diskutohet për punën njëvjeçare të kryetarit Jashari në krye të Komunës së Skenderajt, të arriturat, sfidat dhe problemet e qytetarëve. Po ashtu qytetarët do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje për brengat që i preokupojnë. Mbledhja do të mbahet në sallën e Asamblesë Komunale, duke filluar nga ora 13:00.

Luten qytetarët e Komunës së Skenderajt që në ditën dhe kohën e caktuar të marrin pjesë në mbledhje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …