Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa: Nuk hiqen vizat me një Qeveri që merr vendime arbitrare dhe ka shumë ministra me aktakuza

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentuar shtyrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se të gjithë e kanë ditur se heqja e vizave do të prolongohet për shkak të vonesave të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai e ka akuzuar kryeministri Haradinaj për dështimin e këtij procesi, duke thënë se ka ardhur në pushtet me kauzë të rrejshme. Sipas Mustafës, i njëjti demarkacion u votua, kufiri nuk lëvizë, por as liberalizimi i vizave nuk ndodhi. “BE-ja nuk ishte parimore me Kosovën, se na vuri më shumë kushte sesa vendeve të tjera, por BE-ja na informoi me kohë, në vitin 2015 dhe 2016, se nëse vonohemi me ratifikim të marrëveshjes, do të prolongohet liberalizimi. Këtë e kanë ditur të gjithë! Mos te kemi iluzione as në të ardhmen se me një Qeveri të shumë ministrave me aktakuza, me një Qeveri që merr vendime arbitrare dhe me  80 zëvendësministra, vizat nuk hiqen”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …