24 automjete ushtarake “Humvee” për FSK-në kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë

24 automjete ushtarake “Humvee” për FSK-në kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë. Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës. Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor. Në pritje të kësaj dite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara. Ditë më parë ai ka vizituar automjete të blinduara të Ushtrisë amerikane në shtetin e Iowas, për të cilat flitet se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …