Forca e Sigurisë së Kosovës aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ushtrive të tjera të paqes në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ushtrive të tjera të paqes në botë

Falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Republika e Kosovës u bë edhe me ushtrinë e saj. Pas votimit në Kuvend Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë ta mbajë emrin e njëjtë, mirëpo prej dje do të ketë mision ushtarak. Kryeministri Haradinaj u zotua se ushtria e re do të jetë krah i Amerikës në rreshtin e ushtrive të paqes në botë. Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar tri projektligjet, të cilat mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës i sigurojnë kompetenca ushtarake FSK-së. Të gjitha ligjet janë votuar me vota unanime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përpos të atyre të Listës Serbe, që e kanë bojkotuar seancën. Para se të nisë votimi i ligjeve Kuvendi i Kosovës seancën për transformimin e FSK-së e ka nisur me një minutë heshtjeje për t’i nderuar të gjithë brezat që në rrethana të ndryshme sakrifikuan për këtë ditë. Ndërsa pas votimit të këtyre ligjeve mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës e kanë rikonfirmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, por jo edhe NATO-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …