Rruga nacionale Kaçanik- Hani i Elezit vazhdon të mbetet e mbyllur për shkak të vendosjes së trarëve

Rruga nacionale Kaçanik- Hani i Elezit vazhdon të mbetet e mbyllur për shkak të vendosjes së trarëve

Rruga nacionale Kaçanik- Hani i Elezit vazhdon të mbetet e mbyllur, për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407. Ministria e Infrastrukturës, njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion rrugor dhe publikun e gjerë, se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407  dhe për sigurinë publike do të vazhdojë të mbetet pjesërisht e mbyllur rruga nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) nga data 18 deri më 24 Dhjetor 2018, njofton kumtesa. Nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:30 deri në ora 11:30  dhe nga ora 13:30 deri në ora 16:30 “Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”!, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …