Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se kësaj partie i janë bashkuar edhe 47 anëtarë të rinj në Kaçanik

Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se kësaj partie i janë bashkuar edhe 47 anëtarë të rinj në Kaçanik

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se të ejten kësaj partie i janë bashkuar edhe 47 anëtarësime të reja në Kaçanik. Sipas Vetëvendosjes, mbështetja e madhe popullore është një tregues se kjo Lëvizje është një domosdoshmëri dhe një vizion kolektiv për të ardhmen e Kosovës. “Ditën e sotme, hapave të sigurt të Lëvizjes i janë bashkuar edhe 47 anëtarësime të reja në Kaçanik. Domosdoshmëria e angazhimit politik po ndihet kudo në Kosovë. Angazhim ose arrati është zgjedhja e thjeshtuar dhe aspak e thjeshtë për çdo qytetar të Republikës”. “Thirrja për ta ndryshuar veten dhe Kosovën bashkë me të na e rrit entuziazmin dhe na e shton vendosmërinë. Lëvizjes po i shtohet masa dhe intensiteti, përgjegjësia dhe pritshmërinë. Mbështetja e rritur për Lëvizjen tregon se Lëvizja është një domosdoshmëri popullore dhe një vizion kolektiv për të ardhmen tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …