Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" sot do të protestojnë para kampusit universitar

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” sot do të protestojnë para kampusit universitar

Parlamenti i Studentëve ka paralajmëruar protestë paqësore në oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Përmes një njoftimi për media, ata kanë treguar se arsyeja e protestës është zgjedhja e një rektori të paligjshëm që Këshilli Drejtues po synon ta zgjedh ditën e sotme, në po të njëjtën orë. “Të nderuar zyrtarë të mediave, nëpërmjet kësaj shkrese ju njoftojmë se Parlamenti i Studentëve si organ qeverisës i studentëve do të organizojë një protestë paqësore në lokacionin e oborrit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Protesta do të mbahet me datë: 21.12.2018 prej orës 13:00 deri në ora 14:00, në Universitetin “Ukshin Hoti”. Arsyeja e protestës është zgjedhja e një rektori të paligjshëm që Këshilli Drejtues po synon ta zgjedhë ditën e nesërme në po të njëjtën orë dhe ne nuk do ta lejojmë të ndodhë një gjë e tillë në asnjë mënyrë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …