Me propozim të ministrit, Fadil Vokrri me status të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’

Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar vendimin për njohjen e statusit të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin dhe promovimin e sportit. “Sot Qeveria e Kosovës mori vendim për njohjen e statusit të qytetarit me merita të veçanta për Fadil Vokrrin, për kontributin e tij që ka dhënë në promovimin e sportit. Në bazë të propozimin të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro”, sqaroi ministri Gashi. Duke e vlerësuar lart kontributin e Fadil Vokrrit i cili me angazhimin e tij, futbolli i Kosovës është i njohur ndërkombëtarësht, ministri ka thënë se “Fadil Vokrri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, qoftë si futbollist aktiv, e mandej edhe si udhëheqës sportiv. Me angazhimin e tij kemi ardhur deri në këtë dite, kur futbolli i Kosovës është i ndërkombëtarizuar plotësisht.” Gjithashtu ministri vendimin e Qeverisë e vlerësoi si mirënjohje shtetërorë.

“Ky vendim është një vlerësim dhe mirënjohje shtetërore për legjendën Vokrri, ka thënë ministri Gashi.”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …