Haradinaj: Nuk ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në atdhe

Haradinaj: Derisa Serbia vepron kundër Kosovës, taksa prej 100% ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se dialogu me Kosovën nuk do të vazhdojë pa heqjen e taksës doganore prej 100% për mallrat serbe. Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri i Kosovës. Haradinaj ka thënë se derisa Serbia vazhdon të veprojë kundër Kosovës, taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe nuk do të shfuqizohet Tutje kreu i ekzekutivit kosovare theksoi se, Bërnabiq pa fije turpi i kishte bërë thirrje Shqipërisë që ta rishqyrtoj njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Sa i përket taksës është e drejtë e jona dhe e mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq vazhdon me letra për qeveri të ndryshme dhe nuk i ka ardhë marrë të ia dërgojë një letër edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta kërkuar tërheqjen e njohjes”, ka thënë Haradinaj. “Pra përderisa Serbia ka këtë lloj qasje, atëherë kuptohet shumë mirë se për çfarë kemi vepruar ne”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjilan nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit”

Sot në Gjilan nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” që i kushtohet përkujtimit të veprimtarisë …