Haradinaj - Borrellit: Njohja është akt politik, dhe nuk e përcakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit

Haradinaj me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit mban konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit mban konferencën përmbyllëse për medie. Konferenca mbahet në ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Ndryshe, kryeministri ditë më parë ka bërë thirrje për që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në komunikacion gjatë festës. Haradinaj ka shkruar se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranon lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbin jetën të rejat dhe të rinjtë tanë. Ai ka apeluar te çdo qytetar që këto ditë feste të mbajnë gëzim e lumturi e jo të shkaktojnë dhimbje. “Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilentë dhe të pa-kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë, të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …