leoni

Kryeministri Haradinaj thotë se edhe nëse vendi shkon në zgjedhje, taksa 100% ndaj produkteve serbe mbetet në fuqi

Nëse Serbia nuk ndryshon dhe paraqet si një mini-Rusi në Ballkan, taksa ndaj saj do të mbetet përgjithmonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë përmbyllëse të vitit ka folur sërish për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe. Ai ka qenë i vendosur se Kosova nuk e heq taksën nëse Serbia nuk ndryshon qasjen e saj ndaj Kosovës. Nëse Serbia nuk ndryshon dhe nëse është e njëjta ajo që e paraqet një mini-Rusi në Ballkan, taksa do të mbetet përgjithmonë, përjetësisht. Por nëse bëhet një marrëveshje për njohje reciproke atëherë taksa do të hiqet”. Ai tha se ne i kemi dhënë miliona Serbisë për të blerë armatim në Rusi. “Janë 20 vjet dhe Serbia është ende një mini-Rusi në Ballkan. Ajo nuk është evropiane. Kur mundim të tërheqim? Sa më shpejtë që të vien marrëveshja, ne e heqim. Taksa nuk është vetëm e imja është e marrëveshjes së koalicionit. Dora ime nuk e heq taksën në këto rrethana”. Haradinaj tha se malli që ka hyrë para vendimit, nuk do t’i nënshtrohet ky sepse do të jetë dëm për të gjithë ata që e kanë blerë atë.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …