Haziri: Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse duam mos ta shohim xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës

Lutfi Haziri thotë se pa LDK-në nuk do të kryhet asnjë proces i rëndësishëm në Kosovë, as dialogu me Serbinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i realizojë pritjet e qytetarëve. Ai ka thënë se partnerët e PAN-it kanë arritur vetëm ta ndajnë politikisht dhe etnikisht Kosovën dhe, sipas tij, ky është rreziku kryesor në vitin 2019. Haziri ka deklaruar se opozitës nuk mund t’i atribuohet përgjegjësia për qeverisje. Ai ka thënë  se LDK-ja ka mbështetur proceset e rëndësishme, por nuk mund të bëhet patericë e PAN-it. Haziri ka bërë me dije se pa partinë e tij nuk do të kryhet asnjë proces i rëndësishëm në Kosovë. “Pa LDK-në s’mund të kryhet dhe të dalë i suksesshëm as procesi i dialogut. Kemi raporte miqësore me Qeverinë e ShBA-së, pra LDK-ja ka marrëdhënie speciale me ShBA-në”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …