Qeveria e Kosovës po shqyrton kërkesat e opozitës të parashtruara si kusht për votimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2019. Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës kishte votuar në parim Projektligjin për Buxhetin. Ndonëse koalicioni qeverisës nuk mori mbështetjen e dy partive me të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, një mbështetje të kushtëzuar mori nga subjekti i tretë opozitar, Partia Socialdemokrate, çka ishte e mjaftueshme që të miratohej në leximin e parë. Zyrtarë të Qeverisë, i thanë Radios Evropa e Lirë se nga mesi i këtij muaji pritet që Projektligji për Buxhetin të prezantohet për lexim të dytë në Kuvend dhe miratim final.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
