RKL: Kur disa medie dhe spiunë të Serbisë në Kosovë festojnë“Specialen”, shqiptarët e shpalosin UÇK-në në Beograd

RKL: Kur disa medie dhe spiunë të Serbisë në Kosovë festojnë“Specialen”, shqiptarët e shpalosin UÇK-në në Beograd

Në kohën kur disa jugo-medie dhe kolaboracionistë të djeshëm e të sotëm të Serbisë në Kosovë, me entuziazëm dhe dalldi të çoroditur festojnë fillimin e punës së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, me shprehjet bombastike antikombëtare si “goditja speciale, “tronditja speciale” disa shqiptarë tri shkronjat historike UÇK, i shkruajnë edhe në Beograd, në kryeqytetin e Serbisë. Burimet e lajmeve në Serbi bëjnë të ditur se tre të rinj shqiptarë në Beograd, janë arrestuar, pasi natën e ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në festën e krishtlindjes Ortodokse serbe,  në vendbanimin Mirijevo, kanë shkruar simbole të UÇK-së në xhamat e veturave të mbuluara me borë. Mediet në Serbi kanë zbuluar se  bëhet fjalë për Iba Bajramaj (20 vjeç), Shpreson Bajramaj (22 vjeç) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25 vjeç) nga Prizreni.  Të paktën pesëmbëdhjetë makina mbetën me akronimin UÇK. Po ashtu, është bërë me dije se ishin banorët serbë të kësaj lagjeje,  të cilët kanë lajmëruar policinë me arsyetimin se janë të frikësuar, sepse tri shkronjat e UÇK-së kanë arritur në Beograd, ashtu sikur droni mbi stadiumin e kryeqytetit,  disa vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …