Muharremaj, falenderon qytetarët që vullnetarisht po e pastrojnë borën nga hapsirat publike

Përveç në viset malore edhe në qytet po bëhet pastrimi i borës nga hapësirat publike, sheshet dhe rrugicat. Për tu arritur kjo përveç Kompanisë që ka tenderin për pastrimin e borës një punë të mirë po e bëjnë edhe vet qytetarët, për çka kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, publikisht i falënderon ata. Ai në llogarinë e tij në fcb. shkruan: “Pastrimi i rrugëve po vazhdon në qytet. Dua ti falënderoj të gjithë ata qytetarë, që po na ndihmojnë në mënyrë vullnetare në pastrim. Megjithëse është paralajmëruar se ditët në vazhdim do të jet shumë ftohtë, ju apeloj gjithashtu që mos ti ekspozoheni temperaturave të ulëta.

Sidoqoftë në 24 orë, unë jam në shërbimin tuaj.”

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …