Kryetari Haliti nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi me MZHE-në për Pozharan dhe Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, me të cilën parashihet realizimi i projektit “Furnizimi me pajisje të teknologjisë së informacionit për shkollat e mesme-Qendrat Kreative”, konkretisht për Shkollën e Mesme të Lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran dhe të Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, të cilët pos pajisjeve teknologjike do të pranojnë edhe inventar i cili do të jetë në interes të nxënësve që ndjekin mësimet në shkollat profesionale. Sipas kësaj marrëveshje komunës së Vitisë, do të ju bëhet transferi i pasurisë jo-financiare, përkatësisht të pajisjeve teknologjike dhe inventar në shumën prej më shumë se 18 mijë euro për këto dy shkolla të mesme. Përndryshe bëhet me dije se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i kushteve të punës në institucionet arsimore. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, për këtë projekt dhe potencoi se nga kjo do të përfitojnë nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat e mesme në Pozheran e Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …