leoni

Kadri Veseli thotë se me Ligjin për Pagat do t’i japin fund anarkisë që ka mbizotëruar qe 20 vite në sektorin publik

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përkujtuar në 35-vjetorin e rënies, atdhetarët Rexhep Mala e Huhi Berisha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar në 35-vjetorin e rënies, atdhetarët Rexhep Mala e Huhi Berisha. Veseli ka shkruar se pas pretendimeve serbe se e kishin shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë, pushka e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërtën. ”Sot, në 35 vjetorin e rënies, kujtojmë Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërtën: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …