Veseli

Nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë, shprehet i sigurt kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar në lidhje me nisjen e punës së Gjykatës Speciale në ditën kur dy ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa Remi e Sami Lushtaku veçse u nisën për në Hagë për intervistim. Veseli thotë se për luftën e UÇK-së ekziston vetëm një e vërtetë, se ka qenë luftë e drejtë në qëllim dhe veprime. “Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: luftë e drejtë në qëllim dhe veprime. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë”, tha Veseli “Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet”, deklaroi Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …