PDK

PDK-ja beson përjetësisht në kauzën e drejtë të UÇK-së, pavarësisht akuzave të Gjykatës Speciale

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar sot pasi dy zyrtarë të saj sot u nisën drejt Hagës, ku do të intervistohen nga Gjykata Speciale. Ajo e ka quajtur Specialen, re të zezë mbi Kosovën, por të përkohshme. Sot drejt Hagës u nisën, dy ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku. I pari është edhe nënkryetar i PDK-së, ndërsa i dyti kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj. “Partia Demokratike e Kosovës, beson përjetësisht në kauzën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njerëzit e saj, të cilët ishin të gatshëm të japin gjithçka nga vetja e tyre, për lirinë e popullit, për shtetin e Kosovës. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa dhe kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku edhe sot iu përgjigjen ftesave të drejtësisë, për të dëshmuar mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se ky veprim është edhe një dëshmi më shumë për gatishmërinë e secilit pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’iu përgjigjur çdo pretendimi, nga kudo që e ka burimin”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …