Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja

Vuçiq thotë se Kosova dhe Serbia janë 100 mijë vjet larg nga arritja e marrëveshjës përfundimtare

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se temë e pashmangshme me homologun e tij rus, Vladimir Putin mbetet Kosova. Ai ka theksuar se me Putinin do të diskutojë rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe se cila duhet të jetë zgjidhja në mes dy vendeve. Ndërsa, sa i përket taksës 100 për qind që ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe, ai ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar që ky është vendim i dëmshëm prandaj edhe kanë reaguar. Kryetari serb ka shtuar se nuk është koha që fëmijët serb të përjetojnë luftë por është nevoja për paqe dhe paqja nuk vjen vetvetiu. Mirëpo, Vuçiq ka potencuar se marrëveshja me Kosovën është 100 mijë vjet larg. “Ne jemi 100 mijë vjet larg nga marrëveshja. Nuk ka Asociacion, ka taksë, e shihni se Prishtina është e gatshme për të luftuar”- ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …