Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se diaspora i është gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet

Kryeministri Haradinaj thotë se një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton destabilitet për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, i cili për mediat serbe ka thënë se SHBA-ja është faktor destabilizues në Ballkan. Haradinaj, ka thënë se sa më shumë përfshirje të SHBA-së në Ballkan nënkupton paqe, stabilitet dhe zhvillim, ndërsa një prezencë ruse nënkupton të kundërtën. “Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …