Jashari: Iu inkurajoj për kontrolle mjekësore, zbulimi i hershëm i sëmundjes së keqe, do të thotë shpëtim i jetës

Bekim Jashari: Iu inkurajoj për kontrolle mjekësore, zbulimi i hershëm i sëmundjes së keqe, do të thotë shpëtim i jetës

Me një ceremoni rasti në hapësirën rengenologjike të QKMF-së pas rregullimit të dhomës së veçantë nga shoqata “Mundësia” sot edhe solemnisht është bërë pranim-dorëzimi i aparatit të mamografit për qytetin e Mitrovicës si aksion i suksesshëm në të cilin ka marr pjesë edhe komuna e Skenderajt për jetësimin e tij. “Është përuruar solemnisht shërbimi i mamografit në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë, pas një fushate të mbledhjes së fondeve të udhëhequr nga Organizata joqeveritare “Mundësia”, e ku edhe ne si Komunë, në mesin e shumë donatorëve, kemi ndarë mjete financiare për blerjen e këtij aparati shumë të rëndësishëm për diagnostifikim të sëmundjes së kancerit të gjirit. Iu inkurajoj për kontrolle mjekësore, sepse zbulimi i hershëm i sëmundjes së keqe, do të thotë shpëtim i jetës”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …