Haradinaj: Kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit dhe sektorëve tjerë t'u rriten

Haradinaj: Kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit dhe sektorëve tjerë t’u rriten

Ramush Haradinaj ka folur për grevën në shëndetësi, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kryeministri  ka folur për grevën në shëndetësi, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm, i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’i rriten pagat përveç kryeministrit “ tha Haradinaj. Punonjësit shëndetësorë janë në grevë që nga muaji dhjetor, ata kërkojnë paga në nivel me prokurorë e gjyqtarë. Nga greva u tërhoqën disa, derisa tani grevën e vazhdojnë kirurgët dhe ortopedët. Ndërsa nga 14 janari, në grevë kanë hyrë edhe institucionet arsimore në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …