OBSH-ja u bën thirrje qeverive evropiane t’u sigurojnë emigrantëve qasjen në shërbimet shëndetësore

OBSH-ja u bën thirrje qeverive evropiane t’u sigurojnë emigrantëve qasjen në shërbimet shëndetësore

Refugjatët dhe emigrantët që mbërrijnë në Evropë nuk kanë sjellë sëmundje infektive, thotë një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në studimin e saj të parë për shëndetin e emigrantëve në Evropë, OBSH-ja u bën thirrje qeverive evropiane t’u sigurojnë emigrantëve qasjen në shërbimet shëndetësore. Italia urdhëroi në muajin nëntor konfiskimin e anijes me emigrantë “Aquarius”, duke pretenduar se në bord kishte rroba të infektuara të lëna pas nga refugjatë që mund të ishin të infektuar me AIDS, meningjit dhe turbekuloz. Ekspertët e mjekësisë e hodhën poshtë këtë pretendim. Autorët e raportit të OBSH-së thonë se ky është një shembull i legjendave për shëndetin e emigrantëve që mbërrijnë në Evropë. Megjithë kushtet e tmerrshme me të cilat përballen, raporti i OBSH-së thotë se emigrantët kanë përgjithësisht shëndet të mirë. Por, ata rrezikohen të sëmuren gjatë udhëtimit. Njerëzit që largohen nga vendet e tyre përballen me një ekspozim më të madh ndaj infeksioneve, me kushte të varfëra jetese dhe me mungesën e kujdesit shëndetësor. OBSH-ja paralajmëron se ndërsa po zhvillohet një debat jomiqësor për emigracionin në Evropë, shumë vende mund të mos përmbushin nevojat shëndetësore të popullsisë emigrante

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …