Zoran Zaev

Zoran Zaev: Do të jem qytetari i parë maqedonas me pasaportën e konfiguruar edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistën e parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, deklaroi se Ligji për gjuhët do të implementohet dhe ai do të jetë qytetari i parë maqedonas që pasaporta e tij do të përmbajë edhe gjuhën shqipe. Duke folur për vetë Ligin për gjuhët, Zaevi tha se “edhe Kushtetuta jonë thotë se gjuhë e parë dhe zyrtare është gjuha Maqedone dhe gjuha tjetër e dytë është gjuha shqipe”. “Për këtë arsye nuk duhet të kenë dilema as te maqedonasit dhe as te shqiptarët. Pikërisht për këtë arsye është dërguar Ligji për gjuhët në Komisionin e Venecias dhe atje do të vlerësohet. Duhet të jemi fleksibilë dhe mos ta shkatërrojmë të ardhmen. Më vjen keq për opozitën që po mbjell nacionalizëm. Qytetarët tonë janë të barabartë dhe të gjithë njësoj ka thënë kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …