Disa fakultete në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” rrezikojnë të mbyllen në mungesë të stafit akademik

KMDLNJ konsideron se profesorët e Universitetit të Prishtinës nuk kanë arsye për të mbajtur grevë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, konsideron  se profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike nuk kanë asnjë arsye për të mbajtur grevë. Sipas këtij këshilli, këto universitetet të cilat janë ‘të formuara gjatë fushatave elektorale’ nuk kanë asnjë arsye të vetme për grevë, si reagim i skajshëm i pakënaqësisë sepse krahasuar me universitetet publike të rajonit, të ardhurat i kanë shumë të larta kurse përgjegjësinë e kanë minimale. Ky këshill thekson se i janë drejtuar prindër që për shkak të grevës në çerdhet publike, janë detyruar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhet private dhe për këtë detyrohen të paguajnë mjete shtesë për faktin se ose duhet të paguajnë, ose duhet të mos shkojnë në punë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …