Komiteti për Politikë e Financa në Skenderaj mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, ka mbajtur takimin e radhës, në kuadër të të cilit janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:

-Propozim–vendimi për ndarje të mjeteve financiare, për mbulim të shpenzimeve për pritje dhe përcjellje të delegacioneve dhe mysafirëve në Familjen Jashari;

– Plani Komunal i Veprimit për Transparencë 2019-2022;

– Plani vjetor i punës së Zyrës së Prokurimit për vitin aktual;

–  Raport nga Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim për vitin 2018; si dhe

– Lista e të përzgjedhurve me kandidatë të suksesshëm për komitetet konsultative.

Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa i kanë rekomanduar për miratim Kuvendit Komunal, të gjitha pikët e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …