Nuredin Lushtaku: Nga Gjykata Speciale nuk pres drejtësi, ajo është tërësisht e njëanshme dhe vlen vetëm për shqiptarët

Nuredin Lushtaku: Nga Gjykata Speciale nuk pres drejtësi, ajo është tërësisht e njëanshme dhe vlen vetëm për shqiptarët

Në intervistën e tij për TV-Dielli,  nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku lidhur me gjykatën speciale është shprehur se nga ajo nuk pret drejtësi sepse është tërësisht e njëanshme dhe vlen vetëm për shqiptarët. Të gjithë e dimë se kush ka kryer  krime dhe kush është agresori. Gjykata nuk është bërë për të dyja palët. Siç po dëgjojmë edhe për termet jo dëshmitari X, jo dëshmitari i dyshuar, apo dëshmitari i mbrojtur, unë mendoj se  pak ka me pas realitet apo drejtësi. Ndërkaq lidhur me heqjen ose jo të taksës për Serbinë. Lushtaku thotë  se nuk është për heqjen e taksës për mallrat serbe, derisa Serbia lobon dhe pengon shtetin e Kosovës, aty kudo që ka ndikim dhe mundet të bëjë pengesë. Jam kundër heqjes së taksës është shprehur, Lushtaku, ndërsa ka  porositur qytetarët që edhe nëse hiqet taksa  të mos blejnë mallra nga Serbia, sepse atë mund ta bëjnë fare lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …