Hoxhaj bënë me dije se në muajin maj do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Maqedoni

Hoxhaj bënë me dije se në muajin maj do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Maqedoni

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në mes dy vendeve tona. Me këtë rast, Hoxhaj ka bërë me dije se në muajin maj do të mbahet mbledhja e  parë e përbashkët e  dy qeverive Kosovë-Maqedoni. “Kënaqësi ta pres në Prishtinë homologun tim nga Shkupi, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani. Diskutuam për një varg bashkëpunimesh mes dy vendeve tona si dhe mbajtjen e mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive në maj të këtij viti. E urova për votën për Marrëveshjen e Prespës në parlament si dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe. Të dyja këto, arritje të mëdha për shtetin maqedonas dhe shqiptarët e atjeshëm”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …